19 Janar 2017 - 14:50
Kjo marrëveshje është arritur në mes Ministrisë së Financave dhe NATIXIS, që vepron në kuadër të qeverisë së Francës.
Me këtë rast, transmeton koha.net, ministri i Financave Abdullah Hoti, tha se është një marrëveshje që ka vlerë prej 66 milionë euro, me kushte shumë të mira. me një periudhë prej 5 viteve dhe me normë interesi prej 0.36%.
Ai tha se me anë të kësaj marrëveshje do të trajtohen ujërat e zeza në këto komuna, të cilave sipas tij, do të iu mundësohet një mirëqenie më e mirë për qytetarët si dhe ndihmon edhe në pastërti të mjedisit.
Ambasadori i Francës në Kosovë Didier Chabert, tha se është një moment i rëndësishëm edhe për marrëdhëniet e vendeve tona.
Ai tha se bëhet fjalë për një projekt ambicioz dhe mbulon një zonë që ka disa komuna , si dhe është në shërbim të njerëzve.
Ai potencoi se Franca është një vend mik i Kosovë.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...