“Vuçiq ka nënshkruar shkarkimin e Marko Gjuriqit”

19 Janar 2017 - 14:25      

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka marrë vendim që ta shkarkojë nga pozita kreun e të ashtuquajturës “Zyre për Kosovë e Metohi”, Marko Gjuruqin.

Lajmin e ka bërë të ditur për KosovaPress një burim brenda subjektit politik “Srpska”. “Vendimi do të bëhet publik ditëve në vijim, kurse arsyeja pse është marrë ky vendim ka të bëjë me rastin e dizajnimit të trenit, që u ndalua të hynte në Republikën e Kosovës”, tha ky burim.

Aleksandar Vuçiq, më 15 janar, një ditë pas skandalit të trenit, përveç vendimit që ka marrë për t’ua ndaluar të tjerëve (Ministrave dhe vetë Gjuriqit) që të flasin për Kosovën dhe Rajonin, ka marrë vendimin edhe për shkarkimin e Marko Gjuriqit, nga të gjitha funksionet qeveritare.

Vuçiqi është dëmtuar shumë nga ndalimi i trenit, kurse siç ka thënë edhe ai vet “lidhur me dizajnin e trenit është informuar nga mediat, ditën kur e kanë kuptuar të gjithë”. Kryeministri serb thuhet të ketë pasur mjaftë besim në Gjuriqin, edhe pse kjo nuk ishte hera e parë që “ai u pre në besë nga Gjuriq”, thonë burime përbrenda subjektit “Srpska”.

Gjuriq, kokë më vete ka vendosur që t’u japë përparësi më shumë serbëve të Graçanicës dhe atyre të Shtërpcës, përpara atyre të komunave veriore, gjë që e ka irrituar Vuçiqin. Për këtë ka marrë vërejtje nga shefi i tij dhe kjo ka sjellë deri në përshkallëzimin e marrëdhënieve në mes të vet anëtarëve të subjektit “Srpska”.

Opinion është i njoftuar se “Srpska” është e përçarë dhe me një vendim të fundit ata kanë shkarkuar edhe shefin e grupit parlamentar në Kuvendin e Kosovës, Sllavko Simiqin.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...