23 shërbime konsullore shqiptare tashmë online

19 Janar 2017 - 14:21      

Tiranë, 19 janar -Tashmë në shërbimin on-line do të keni mundësi që të kërkoni dhe të merrni 23 shërbime në lidhje me shërbimet konsullore.

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati në një postim në Facebook shkruan se, “Shqipëria, për herë të parë do të jetë pararojë në ofrimin e Shërbimeve Konsullore Online për qytetarët e saj. Kjo falë projektit të dixhitalizimit të shërbimeve konsullore, i cili i mundëson qytetarëve 23 shërbime online pa u paraqitur në përfaqësi, dhe 13 shërbime duke u paraqitur vetëm një herë”.

“Platforma dixhitale sjell shërbimet pranë qytetarit duke lehtësuar procedurat dhe duke shkurtuar kohën në sportelet e përfaqësive tona konsullore. Ftoj qytetarët të aplikojnë për shërbimet konsullore nëpërmjet faqes së Ministrisë së Punëve të Jashtme: http://www.punetejashtme.gov.al/al/sherbime/sherbimet-konsullore-online. Kërkoj mirëkuptimin tuaj lidhur me vështirësitë e mundshme teknike sikundër mirëpres sugjerimet tuaja në përmirësimin e shërbimit”, shkruan Bushati.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...