19 Janar 2017 - 14:14
Ai ka theksuar se Nikoliqi i vetëdijshëm se nuk ka ç’të presë më në jetën politike të Serbisë, ka dashur të krijojë situatë në të cilën të shihej si shpëtimtar.
"Nikoliq ka qenë i gatshëm të shkaktojë gjakderdhje nga provokimi me trenin lara- lara me parullat nga të cilat shqiptarët (ai i quan me termin fyes shqiptari) me siguri do të irritoheshin, do të nxirrnin hidhërimin dhe terrorin e tyre, por kësaj radhe edhe bandën e tyre të armatosur ( kështu e quan ai njësinë elitare ROSU) të krijuar me përkrahje të NATO-a", citon b92 të ketë thënë Sheshel duke shtuar se ky është shembull se si kryetari, i pakënaqur me pozitën politike, mund t’i sjellë dëm shtetit dhe popullit.
Sipas fjalëve të Sheshelit, Nikoliq me llogari e ka bërë këtë që, nëse shqiptarët e sulmojnë trenin, do të kishte viktima e gjakderdhje e pastaj policia serbe do të reagonte dhe se kështu do të zgjohej patriotizmi.
Ai ka shtuar se për fat ky skenar i Nikoliqit s’u realizua, sepse të gjithë faktorë ndërkombëtarë, në Serbi e në botë, janë pjekur..
Sheshel në fund ka shtuar se tani më e rëndësishmja është që Serbia ta presë ndërrimin e garniturës në SHBA dhe takimin e parë ndërmjet kryetarit të ri amerikan dhe atij rus dhe që Serbia anijen e vet të vogël ta lidhë fuqishëm për anijen e fuqishme ruse dhe bashkë të nisen drejt shtrëngatës.
"Nikoliq nuk mund të nxisë krizë të armatosur e të mos i konsultojë aleatët dhe miqtë... të bëjë ashtu që Rusia jetë e habitur, që Kina të jetë e habitur ", ka thënë Sheshel duke shtuar se Serbia kurrë nuk ka bërë hapa pa këshillime me Rusinë, as para Luftës së Parë Botërore dhe as para luftërave ballkanike.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...