Mustafa: Obama mbetet një lider frymëzues

19 Janar 2017 - 13:53      

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook shprehet falënderues ndaj presidentit në largim të SHBA, Barack Obama dhe familja e tij, me rastin e marrjes së urimit të tij për Vitin e Ri. “Presidenti Obama do të mbahet mend si një lider frymëzues i kombit amerikan”, shkruan ai, transmeton koha.net.

Në vazhdim postimi i plotë i kryeministrit Mustafa.
Të dashur miq,
Përmes një kartoline të bukur, pranova urimet për Vitin e Ri 2017 nga presidenti i SHBA-ve, Barack Obama dhe Familja Obama.
Gjatë vitit të kaluar në Nju Jork, në pritjen e organizuar për liderët botërorë, pata nderin që t’i takoj Presidentin Obama dhe zonjën e parë, Michelle.

Presidenti Obama do të mbahet mend si një lider frymëzues i kombit amerikan.
Gjatë dy mandateve të tij në Shtëpinë e Bardhë, Kosova pati përkrahje permanente dhe populli i Kosovës thelloi respektin për SHBA-të.

Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj kanë ndjenja të veçanta miqësie dhe përkushtim maksimal për partneritet strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
God Bless The USA!

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...