“Kosova dhe Serbia po orkestrojnë spektakle”

19 Janar 2017 - 10:54      

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, sot në Kuvendin e Kosovës ka deklaruar se Qeveria e Kosovës dhe Serbia po orkestrojnë spektakle, pasi ndalin një tren dhe nuk heqin një mur.

Ai në seancën plenare ka thënë se treni tregoi se mungesa e rendit në veri nuk ka qenë pengesë nga bashkësia ndërkombëtare.

“Mungesa e institucioneve të Kosovës atje tregon që ka qenë mungesë e vullnetit të institucioneve të Kosovës dhe tashmë drejtuesit e institucioneve të Kosovës duhet të tregojnë pse nuk ka funksionuar ligji që nga viti 1999 në veri”, tha ai.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës dhe Serbia po orkestron spektakle.

“Si është e mundshme që muri të mos heqet e treni të ndalet, të ndalet një tren dhe të mos ndalen mallrat në Kosovë. Serbia ose ndalet e tëra ose nuk ndalet, këto që po i bëni janë spektakle dhe aventura krekosëse”, tha Konjufca.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...