Lekaj kërkon të veprohet me murin ashtu siç u veprua me trenin ilegal

19 Janar 2017 - 10:52      

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, thotë se situata në Kosovë dhe Ballkan nuk është e qetë, dhe kushdo që e thotë ndryshe ose është i verbuar ose nuk është i sinqertë.

Duke komentuar veprimet e institucioneve të Kosovës lidhur me trenin ilegal serb, Lekaj ka ngritur pikëpyetjet se pse institucionet nuk po veprojnë njëjtë edhe me murin në veri, por në vend të saj po garojnë se kush të marrë meritat.

“Qeveria e Kosovës po thotë se e ndali trenin serb me mesazhe luftënxitëse. Pse me një luftë deklaratash se kush e ka bërë. Nuk e keni bërë namin. Pse s’po veproni njëjtë edhe me murin siç vepruat me trenin”, tha Lekaj.

Ai ka thënë se shteti serb ka nisur sulmet ndaj Kosovës me lëshimin e fletarrestit ndaj ish kryeministrit Ramush Haradinajt. Sipas Lekajt, vazhdimi i ndalimit të tij është i papranueshëm.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...