I arrestuari në Burgun e Dubravës, nuk është zyrtar i MASHT-it

19 Janar 2017 - 10:43      

Ministria e Arasimit përmes një sqarimi për media, ka mohuar se i arrestuari në Qendrën Korrektuese në Dubravë, deri sa po tentonte të fusë lëndë narkotike brenda hapësirës së tij, transmeton koha.net.

MASHT në sqarimin e tij thekson:

Në mediat e vendit, dje është dhënë lajmi se një zyrtar i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë është arrestuar në Qendrën Korrektuese në Dubravë, duke tentuar të fusë lëndë narkotike brenda hapësirës së këtij burgu. Sipas kësaj informate, zyrtari i arrestuar është i punësuar në shkollën e kësaj Qendre në Dubravë.

Menjëherë pas publikimit të këtij lajmi, MAShT ka kërkuar nga Sektori i Inspektimit në Pejë që të marrë informata të detajuara rreth rastit. Sipas raportit të Inspektoratit Rajonal, personi i arrestuar nuk është zyrtar i MAShT. Ky person është mësimdhënës i gjuhës angleze në Shkollën e Mesme Teknike “Mithat Frashëri” në Gurrakoc të Istogut, paralelja e ndarë në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Pra, MAShT sqaron opinionin e gjerë se, personi i arrestuar nuk është zyrtar i Ministrisë (siç është raportuar), por është mësimdhënës i punësuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Istog.

Lexoni edhe: Ndalohet zyrtari i MASHT-it për kontrabandim të narkotikëve

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...