Haxhiu e mbron Thaçin nga Kelmendi për Skënderbeun

19 Janar 2017 - 10:35      

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, i është kundërvënë një shkrimi në Facebook të deputetit, Gëzim Kelmendi, i cili kishte reaguar ndaj një shkrimi të presidentit Hashim Thaçi me rastin e 549 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti-Skenderbeu.

Thaçi e kishte përkujtuar Skënderbeun si prijës i luftërave çlirimtare të shqiptarëve kundër një perandorie të fuqishme, pa ia përmendur emrin Perandorisë Osmane. Kjo nuk i kishte pëlqyer deputetit Kelmendi dhe e kishte akuzuar Thaçin se po i minon dhe po dëmton marrëdhëniet Kosovë-Turqi.

Haxhiu me këtë rast Kelmendin e pyeti: A mendoni se forcat e Perandorisë Osmane në trojet shqiptare kanë ardhur për të shpërndarë dhurata e karamele?

“Jo. Ato erdhën për të pushtuar tokat tona dhe gjatë kësaj përpjekje u vranë qindra e mijëra shqiptarë. Me flamurin e Skënderbeut kemi zhvilluar të gjitha luftërat çlirimtare e edhe luftën e UÇK-së. Identieti shqiptar u ruajt me kujtesën për luftërat e këtij heroi. U ruajt me flamurin e Skënderbeut”, ka thënë Haxhiu, duke e pyetur sërish Kelmendin se çfarë kishte topi osman, të cilit ia vuri gjoksin Mic Sokoli.

Përkujtimi i luftërave të Skënderbeut nga presidenti Thaçi nuk i pëlqen deputetit Kelmendi

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...