Prorektori i UP-së viziton studentët kosovarë në Nysa të Polonisë

19 Janar 2017 - 10:16      

Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar në Universitetin e Prishtinës, Afrim Hoti po qëndron për një vizitë në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Nysas në Poloni, si pjesë e shkëmbimeve akademike në kuadër të projektit Erasmus+.

Në kuadër të kësaj vizite, prorektori Hoti po mbanë ligjërata për studentët e Universitetit të Nysas, si dhe takime me përfaqësuesit e këtij universiteti. Hoti ka falënderuar për mbështetjen që Universiteti i Nysas po i ofron studentëve dhe stafit të Universitetit të Prishtinës, duke shprehë gatishmërinë për vazhdim dhe thellim të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.

Prorektori Hoti, gjithashtu ka takuar studentët e UP-së, të cilët janë përfitues të bursave Erasmus+ për një semestër në Nysa.

“U impresionova me sukseset e studentëve tanë në Nysa, me interesimin e tyre për të përfituar sa më shumë njohuri nga ky shkëmbim, por gjithashtu u shpreha gatishmërinë tonë për mbështetje’’, tha prorektori Hoti. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...