19 Janar 2017 - 10:10
Në reflektimin që bëri për vitet si deputet, Shehi pranoi se ashtu si të gjithë kolegët e tij ka shfrytëzuar sistemin për të bërë disa ndere, por këto kanë qenë brenda rregullave të lejuara, ndërkohë që u shpreh se i vjen turp që nga profesioni i politikanit të bëhet pasanik.
Sipas Shehut, në Shqipëri deputet bëhet ai që ka para dhe se deri tani nuk e ka pësuar njeri nga dëmet që i ka bërë këtij vendi. Gjithashtu, Dashamir Shehi shprehu keqardhjen që me prezencën e tij në parlament nuk arriti të ndalonte disa të këqija që i janë bërë këtij vendi nga politikanë të ndryshëm.
Ne po të krahasojmë ato që janë sot me ato që kanë qenë para 20 vitesh kemi shkuar prapa, tha Shehu. Deputetët që janë sot në shumicën e rasteve janë njerëz të zotë të mbledhin vota. Nga integriteti moral nuk diskutohet. Në parlamentin e 91-shit më i korruptuari ishte ai që kishte blerë një Volswagen. Sot gjysma janë milionerë. Sepse ne nuk jemi organizatë biznesi, nuk ka nevojë për kaq shumë pasanikë. Nuk kam asgjë kundrejt pasanikëve, absolutisht por ka një limit. Ne po bëhemi si paria e vjetër. Viti 1992 duhet të ishte minimalisht një doktor, drejtor shkolle apo mësues i mirë, apo agronom, sot nuk operohet në këtë mënyrë: Janë pasanikët, ose duhet të jesh mik i kryetarit. Megjithëse kryetarët kanë dorë për të vendosur u shkon dora tek ca të mbrapshtë. Parlamenti duhet të përfaqësojë interesat publike.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...