Dritan Hila: Serbët e kuptojnë më mirë gjuhën e parasë se atë të topave

19 Janar 2017 - 10:09      

Analisti dhe drejtuesi i emisionit “Arena” në RTV Ora News, Dritan Hila, është kritik ndaj qëndrimit të shtetit shqiptar lidhur me trenin serb që tentoi të futet në veriun e Kosovës.

I ftuar në intervistën e mbrëmjes, Hila tha se shteti shqiptar nuk është shtet interneti.

Duke kujtuar se Serbia vjel 500 milionë euro nga dy shtetet shqiptare, këto të fundit sipas tij duhet ta vinin në vështirësi me barriera tregtare, e vetmja gjuhë të cilën sipas tij serbët e kuptojnë shumë mirë.

“Shteti shqiptar nuk është shtet interneti, ka 100 e ca vjet që është shtet, ka Ministrinë e Jashtme, ka kryeministrin, ka kanale diplomatike, ka potencën e vet në rajon që duhet ta tregojë, aq minimale sa është, ta vërë në punë. Ti tregojë Serbisë që ne nuk jemi Jezu Krishti që kur na bie në njërën faqe, kthejmë faqen tjetër. Jo se do shpallim luftë, por kemi goxha mjete tregtare për ta vënë në pozicion të vështirë Serbinë. Serbia mjel nga Shqipëria dhe Kosova 500 milionë euro duke filluar nga mielli që është silazh për kafshë dhe të gjithë shqiptarët hanë silazhin e Serbisë, me këtë rast i tregon dhe firmës Devolli se nuk mund të importojë miellin në këtë mënyrë dhe i vë kufirin tek thana Serbisë. Jo vetëm këtë, dhe produkte të tjera. Supermarketet tona janë të mbushura me produkte serbe. Besoj që jo gjuhën e topave, por gjuhën e parasë serbët e kuptojnë shumë mirë. Kjo është gjuhë serioze”, u shpreh Hila.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...