Haradinaj: Tepihun më të kuq Ramushit ia shtroi populli

18 Janar 2017 - 23:40      

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka deklaruar se Ramush Haradinajt nuk duhet t’i shtrohet më tepih i kuq kur të kthehet nga ndalimi në Francë.

Pasi i ishte shtruar tepihu i kuq në kthimin nga Haga kur ishte gjykuar për herë të dytë, nga kryeministri i asaj kohe Hashim Thaçi, vëllai i liderit të AAK-së, thotë se qytetarët kanë ofruar përkrahje më të madhe sesa që mund të jetë një tepih i kuq. Kjo sipas tij u bë me protestat që u bënë gjithandej në qytetet shqiptare.

“Mendoj se tepihu i kuq që tash e dy javë ja kanë pru qytetarët shqiptarë në përgjithësi. S’ka tepih më të kuq që mund t’i shtrohet Haradinajt sesa ajo që i ka ofruar populli”, ka thënë Haradinaj në Interaktiv të KTV-së.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...