Policia: Video e publikuar nuk është e Policisë së Kosovës

18 Janar 2017 - 23:12      

Policia e Kosovës ka sqaruar se një video e publikuar në rrjetet sociale dhe në disa sajte ku persona të uniformuar ushtrojnë dhunë, ka mohuar të jetë e Policisë së Kosovës, duke e arsyetuar këtë me gjuhën që flitet në video.

Komunikata e Policisë:

Policia e Kosovës, me qëllim të sqarimit dhe informimit të drejtë të opinionit publik lidhur me publikimin e një video incizimi (në Facebook të quajtur Një komb) e më pastaj edhe në disa portale tjera, në të cilën pretendohet dhe komentohet se pjesëtar të Policisë së Kosovës ushtrojnë dhunë ndaj qytetarëve në një lokal, ju sqarojmë si në vijim:

Policia e Kosovës (PK) menjëherë ka verifikuar imazhet nga ky video incizim, dhe konstaton se njerëzit në uniforma që shihen duke ushtruar dhunë ndaj disa qytetarëve brenda në një lokal nuk janë pjesëtar të Policisë së Republikës së Kosovës.

Për më tepër është e qartë se as gjuha e cila dëgjohet në video incizim nuk është gjuhë shqipe e as gjuhë e komuniteteve tjera në Republikën e Kosovës (RKS).
Asnjë element i dukshëm tek njerëzit që ushtrojnë dhunë në këtë video siç janë uniforma, emblema dhe mbishkrimi institucional nuk janë dhe nuk i përkasin PK-së.
Gjithashtu edhe nga verifikimet e kryera nuk ka asnjë ankesë ndaj zyrtarëve policor për ndonjë dhunë të ushtruar të kësaj natyre.
Policia e Kosovës vlerëson se qytetarët e Republikës së Kosovës e kanë të qartë seriozitetin, përkushtimin dhe profesionalizimin e këtij institucioni dhe besojmë fuqishëm se nuk do të bien në lajthitje të këtij video incizimi të publikuar në mënyrë tendencioze.
Po ashtu i sigurojmë të gjithë qytetarët e RKS-së, se do të vazhdojmë të jemi të përkushtuar që me etikë të lartë dhe integritet t’iu shërbejmë të gjithë qytetarëve të vendit.
Prandaj, konsiderojmë se opinioni publik duhet të informohet drejt dhe korrekt, se zyrtarë policor të PK-së nuk janë të përfshirë në këtë video incizim të publikuar në Facebook të quajtur Një komb, i cili dyshohet të jetë në Shkup të Maqedonisë (bazuar në linkun e publikuar) .

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...