18 Janar 2017 - 22:45
Thaçi ka thënë se me Bidenin ka biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe për evitimin e tensioneve me Serbinë
Ai në Facebook ka shkruar:
“Sapo zhvillova një bisedë telefonike me zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, me të cilin biseduam për zhvillimet e fundit në rajon.
Falënderova zëvendëspresidentin Biden për angazhimin e menjëhershëm të tij, por edhe të SHBA-së që të evitohen tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
U pajtuam që dialogu dhe bashkëpunimi janë e vetmja rrugë përpara për Ballkanin Perëndimor. Prandaj, jemi të përkushtuar për dialog, për normalizim, për pajtim”.
Joe Biden të premten largohet nga Shtëpia e Bardhë.
Nënkryetari amerikan Joe Biden dje në Davos, Zvicër, ka biseduar me kryeministrin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...