18 Janar 2017 - 22:10
Vuçiq po ashtu ishte shumë i hidhëruar pse disa ambasada nga Perëndimi kanë përshëndetur veprimet e institucioneve të Kosovës për t’u ndaluar treni, ndërsa nuk ka dashur të tregojë se çfarë ka thënë Mogherini gjatë këtij takimi.
“Nuk do të ishte fer të flas për të gjitha ato që foli Mogherini , por mund të them se ajo ka apeluar në qetësimin e situatës dhe të tensioneve, ka thënë se paqja është e arritura më e madhe dhe ka apeluar që të vazhdohet dialogu”, ka thënë për mediet serbe kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq pas takimit urgjent me Përfaqësuesen e Lartë të BE Federica Mogherini kushtuar acarimeve Kosovë –Serbi, transmeton Koha.net.
Vuçiq,siç njofton tanjug, ka thënë se nuk qëndron teza për të cilën “gjithë bota flet për trenin e trenin askush nga shqiptarët nuk e ka parë e serbët në veri i kanë parë 17 autoblinda dhe tytat e gjata”.
"I kam thënë se Serbia e ka vetëm një kusht, e ai është që askush të mos përpiqet që me tyta të gjata e me autoblinda të zgjidhë problemet dhe se gjithmonë jemi të gatshëm për çdo lloj bisedimesh, për qetësim tensionesh”, ka thënë Vuçiq.
"As Vuçiqi dhe as dikush tjetër nuk ka dërguar armë e mjete diku, por ata kanë dërguar edhe arë e edhe mjete. Kur folëm për simbolet e Shqipërisë së madhe, atëherë na kritikuat pse dikush shqelmoi në prapanicë dy futbollistët e tyre, e po t’i kishim dërguar tanket a do të na kishit lavdëruar siç po i lavdërojnë disa ambasada perëndimore?“, është pyetur Vuçiq duke shfaqur në fund shpresën se bashkësia ndërkombëtare do të ulë tensionet ndërmjet Kosovës e Serbisë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...