A mund të ekstradohet Haradinaj në Serbi?

18 Janar 2017 - 20:57      

Rasti Haradinaj ka shumë më shumë politikë se që mendohet. Kështu u shpreh avokati i tij, Arianit Koci në Rubikon të KTV-së.

Koci theksoi se nuk ka mundësi që Haradinaj të ekstradohet në Serbi.

“Nëse dikush mendon ta çrregullojë situatën në Kosovë atëherë ekstradohet në Serbi. Juridikisht nuk ka. Nëse dikush ka ndonjë ambicie politike, të bëjë një luftë në Kosovë, atëherë po”, ka deklaruar Koci në Rubikon të KTV-së.

Koci theksoi se momenti i fundit kur Haradinaj pritet të kthehet në Kosovë është pas 40 ditësh nga arrestimi i tij.

“Një moment juridik i rëndësishëm është dita e 18-të nga dita e arrestimit. Momenti tjetër të cilën mendoj që do ta shfrytëzojë Serbia është se do të kërkojnë deri në ditën e 40-ë”, ka thënë ai. “Gjykata në Francë është e pakënaqur pasi kanë dëgjuar nga Serbia publikisht se kanë dërguar dokumentet mirëpo tash e 10-a ditë ata nuk kanë pranuar asgjë”, përfundoi Koci.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...