Koci: Pasaporta diplomatike nuk imunizon zyrtarët në vizita private

18 Janar 2017 - 20:13      

Avokati i Ramush Haradinajt, Arianit Koci, në Rubikon të KTV-së ka shpjeguar dallimin mes ndalimit të ish-komandantit të UÇK-së në Francë dhe në Slloveni.

Sot janë bërë dy javë nga ndalimi i Haradinajt në Francë, me një urdhërarrest nga Serbia të lëshuar në vitin 2004. Lideri i AAK-së është liruar me kusht dhe duhet të paraqitet në polici dy herë në javë, deri në vendim të ardhshëm për ose kundër ekstradimit në Serbi. Haradinaj vite më parë ishte ndalur edhe në Slloveni, por atë kohë ishte liruar menjëherë dhe nuk ishte marrë parasysh kërkesa për ekstradim.

“Haradinaj ishte në udhëtim zyrtar në Gjermani dhe duke u kthyer ishte ndalur në Slloveni. Për shkak të udhëtimit zyrtar dhe pasaportës diplomatike nuk ishte marrë parasysh kërkesa e Interpolit. Në Francë ai ishte me vizitë private dhe pasaporta diplomatike nuk imunizon zyrtarët në vizita private”, ka deklaruar Koci në Rubikon.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...