Veseli: Janë serioze kërcënimet e Nikoliqit, por jemi më të fortë se në vitet e 90-ta

18 Janar 2017 - 19:59      

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se kërcënimet e Nikoliqit mund të jenë shumë reale dhe serioze, por sipas Veselit ne nuk duhet të zmbrapsmi, pasi siç tha ai, “jemi shumë më të fortë se në vitet e 90-ta”.

Kadri Veseli për transmetuesin publik ka thënë se se veprimi i së shtunës i Serbisë, ishte një provokim testues, por ai tha se “nuk jemi në gjendje ta kuptojmë se çfarë ka pasur dhe çfarë ka ndërmend Serbia me këtë testim”.

“Një tentativë e tillë testuese, që përmes parullave që kujtojnë shpirtrat e këqij të viteve të 90-ta”, tha Veseli.
Ai ka komentuar edhe deklaratën e presidentit të Serbisë Tomislav Nikoliq, i cili ka kërcënuar se në Kosovë do të shkojë të luftojë me dy djemtë e tij.

“Mund të jenë edhe shumë reale dhe serioze si kërcënime, por ne nuk duhet të zmbrapsmi, pasi jemi shumë më të fortë se në vitet e 90-ta”, tha kryeparlamentari dhe shtoi se tani kemi shumë miq dhe shumë përkrahës.
Po ashtu ai ka thënë se murin do ta largojnë, por përgjegjësinë do ta merr shteti serb dhe ata që i nxisin veprimet të tilla.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...