Vetëvendosje e shqetësuar me problemet në arsim

18 Janar 2017 - 19:56      

Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje mbështetur nga Komiteti për Arsim dhe kërkim shkencor mbajti debat në Kuvendin e Kosovës lidhur me gjendjen e Arsimit Parauniversitar në Kosovë dhe Rezultatet e testit PISA, njofton kumtesa partiake, transmeton Koha.net.

Në këtë debat orësh përveç profesorëve me përvojë, studiuesve të fushës, mësimdhënësve, veteranëve të arsimit, drejtorë të drejtorive arsimore në Komuna, studentë dhe nxënës, morën pjesë edhe përfaqësues të MASHT-it, Akademisë së Shkencave, deputetë dhe përfaqësues të sindikatave të arsimit.
Grupi parlamentar i Vetëvendosjes, i shqetësuar, si shumë kush në Kosovë, për problemet e mëdha me të cilat po ballafaqohet arsimi dhe për cilësinë e ulët në fushën e arsimit në Kosovë që në fillimin e muajit dhjetor e ka ftuar Ministrin e Arsimit në interpelancë e cila do të ndodh nesër, më 19 janar, ku do të diskutohet për gjendjen në arsim dhe do të propozohen zgjidhje të cilat do të kontribuojnë në ngritjen e cilësisë dhe zgjidhjen e problemeve të tjera të kësaj fushe shumë të rëndësishme për vendin tonë.

Debati nisi me fjalën e deputetit Ismajl Kurteshi i cili paraqiti synimet e këtij organizimi i cili është vetëm një nga debatet e vazhdueshme që do të kemi në vijim si grup masash shumë me të gjera për të adresuar gjendjen tepër të rënduar në fushën e arsimit parauniversitar.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...