18 Janar 2017 - 20:23
Por ka nëntë muaj që ministria, të cilën ai e drejton, nuk ka kryer punët që i takojnë për të nisur projekti, donacion prej 22 milionë eurosh, raporton KTV.
Për më tepër, në tenderin që kishte shpallur Ministria e Shëndetësisë u gjetën shkelje ligjore që në fazën fillestare.
Agjencia Kundër Korrupsionit, në një opinion të saj, ka tërhequr vërejtjen se autoriteti kontraktues ka bërë shkelje të konkurrencës së lirë të operatorëve ekonomikë kur ka përcaktuar që nga operatorët konkurrues të sillen dëshmi për llojin e projekteve të përfunduara në kohë të caktuar dhe me vlerë të caktuar.
“Në bazë të ligjit për prokurim, autoriteti kontraktues ka të drejtë që në kuadër të përzgjedhjes të kërkojë listën, në të cilën specifikohen të gjitha projektet e punëve dhe aktiviteteve ndërtimore, të realizuara në periudhën e shkuar trevjeçare, të përcjella me certifikata për kryerjen/përfundimin e kënaqshëm të projekteve më të rëndësishme të punëve dhe aktiviteteve ndërtimore, por nëse e vendos një kërkesë të tillë autoriteti kontraktues nuk duhet të bëjë kufizime për vlerat e caktuara të një kontrate.”
Kësisoj, AKK-ja konsideron se shkelje të tilla nuk duhet lejuar në procedura të prokurimit, andaj e njëjta rekomandon korrigjimin e gabimeve dhe të shmangë praktikat e tilla në të ardhmen.
Në Ministrinë e Shëndetësisë konfirmojnë të kenë marrë këtë vërejtje, por nuk pranojnë se kanë bërë diskriminim.
“Gjatë fazës së tenderimit nga Agjencia Kundër Korrupsionit, na është dërguar opinioni, në bazë të të cilit është kërkuar zbutja e këtij kriteri dhe departamenti i prokurimit ka korrigjuar këtë kriter”.
Por kjo parregullsi ka vonuar të përfundojë procedura tenderuese, për të cilën MSH-ja po pret, derisa ajo është në fazën vlerësuese.
Projekti është nënshkruar dy vjet më parë, me iniciativë të ish-presidentes Atifete Jahjaga, është donacion i Emirateve të Bashkuara Arabe, ndërsa gurthemeli i është vënë në mars të vitit të kaluar.
Ai është paraparë të përfundojë në vitin 2018 dhe do të përshijë kirurgjinë e fëmijëve, onkologjinë dhe neonatologjinë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Ende nuk është nisur projekti 22 milionësh në QKUK by kohanet
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...