Grantin e marrë nga Qeveria për ELKOS, Kelmendi s’e quan konflikt interesi [video]

18 Janar 2017 - 19:18      

Zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi mohoi se ka bërë shkelje të ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit, pasi kompania në pronësi të tij, ELKOS Group, fitoi grantin qeveritar 150 mijë euro nga buxheti i shtetit, raporton KTV.

Thotë se nuk ishte në dijeni për grantin e fituar, gjë që më pas i ka kërkuar menaxhmentit të kompanisë që të anulojë këtë kontratë.
Pse nuk u tërhoqët para se me ardhë në këtë pozitë?

”Nuk e kam dit, mbrëmë e kam kuptuar. Nuk është kundërshtim me ligjin dhe nuk ka konflikt interesi”, ka thënë Kelmendi i cili ka shtuar se për këtë çështje, kryeministri Mustafa nuk i ka kërkuar asnjë shpjegim.

Në Agjencinë Kundër Korrupsionit, nuk pohuan e as mohuan nëse kanë hetuar për konflikt interesi.
Ndërkohë, para se të emërohej zëvendëskryeministër, Kelmendi kishte premtuar revolucion në bujqësi.


Grantin e marrë nga Qeveria për ELKOS, Kelmendi... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...