18 Janar 2017 - 19:10
Për më tepër, Vetëvendosje e ka vënë në pikëpyetje kredibilitetin e këtyre dëshmitarëve të vetëm që i ka siguruar Prokuroria në rastin e akuzës së saj të terrorizimit.
Kjo pasi që të dy, sipas këtij subjekti politik, janë shitës ambulantë ilegalë, që nuk i paguajnë taksa shtetit. Dehari, i cili vdiq në qendrën paraburgimit në Prizren, si i dyshuar për terrorizëm, sipas Vetëvendosjes, ishte bërë pjesë e hetimeve vetëm pse ishte shok në rrjete sociale me dy të dyshuarit e tjerë, Egzon Halitin dhe Atdhe Arifin.
Molliqaj ka prezantuar dokumente të tjera, të cilat thotë ai, tregojnë se ndaj Deharit nuk kishte asnjë përgjim apo sms që do ta inkriminonte atë në këtë proces.
Mirëpo, prokurori i rastit, Abdurrahim Islami, kur është pyetur lidhur me dëshmitarët e Astrit Deharit, ka thënë se kjo rrethanë është e padrejtë të përmendet nga lëvizja Vetëvendosje, pasi që sipas tij, ekzistojnë prova që e dëshmojnë atë çka është shkruar në aktakuzë.
Vetëvendosje vë në pikëpyetje kredibilitetin e... by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...