Gara e zyrtarëve për të marrë meritat për trenin e ndaluar [video]

18 Janar 2017 - 19:08      

Pak kohë pasi përfundoi operacioni i njësisë speciale në veri dhe treni tashmë i famshëm nuk erdhi në Kosovë, liderët e vendit u vërsulën se kush të marrë më shumë merita për këtë sukses, raporton KTV.

Madje presidenti Hashim Thaçi mori të gjithë barrën mbi vete dhe e kritikoi qeverinë, qëndrim ky që ai e hoqi më pas nga Facebooku, por që u citua nga mediat online.

Më pas, në rrjetet sociale plasën komentet, lëvdatat e kritikat për meritorët.

Por gara nuk ishte vetëm mes PDK-së e LDK-së rreth këtyre meritave.

Ka një lloj gare edhe brenda LDK-së.

Ministri Skënder Hyseni thotë se Autoriteti i Hekurudhave të Kosovës i kërkoi direkt ndihmë atij që të dërgojë policinë në veri. Por, kjo nuk qëndron.

Së paku, në këtë letër, që është dokumenti i vetëm mbi të cilin veproi policia. Dokumenti drejtuar Shpend Maxhunit, u nënshkrua nga ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku.

Garën mes drejtuesve të institucioneve e sheh të dëmshme eksperti i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani. Kohavisioni ka kërkuar nga Presidenca, Kryeministria dhe Ministria e Brendshme dokumentin, me të cilin i është kërkuar policisë t’i dërgojë forcat atje.


Gara e zyrtarëve për të marrë meritat për... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...