BE me përkrahje të madhe për Kosovën rreth trenit [video]

18 Janar 2017 - 19:02      

Kosova ka fituar përkrahje të madhe ndërkombëtare pas ngjarjeve të fundit me trenin dhe është dënuar ashpër veprimi i Serbisë i javës së kaluar.

KohaVisioni ka mësuar nga burime diplomatike në Bruksel se liderë të institucioneve të Bashkimit Evropian e kanë të qartë se ky ka qenë një provokim i papranueshëm nga ana e Serbisë.

“Por, publikisht, Brukseli duhet të mbajë qëndrimin neutral, veçanërisht karshi kryeministrit serb, Vuçiq, të cilin e sheh si personin e vetëm me të cilin mund të diskutohet çështja e Kosovës dhe pa diskutim është kundër qasjes së Presidentit Nikoliq dhe deklaratave të tij se nëse rrezikohet jeta e serbëve, do ta sjellin ushtrinë në Kosovë”, kanë thënë burime diplomatike për televizionin.

Kjo vërtetohet edhe me deklaratën e fundit të Përfaqësueses për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, e cila ka përkrahur qasjen e kryeministrit Vuçiq dhe e sheh atë si partner të rëndësishëm të BE-së.

Presidenti Thaçi, së fundmi ka folur për agjencinë e lajmeve Reuters, duke thënë se Serbia po udhëhiqet nga mendësia e Rusisë në raport me Kosovën.
Qëndrimet i ka zbutur edhe kryeministri serb Vuçiq, pas një takimi me zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden.


BE me përkrahje të madhe për Kosovën rreth trenit by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...