Vuçiq: Shumica e marrëveshjeve me Kosovën janë vetëm gojore!

18 Janar 2017 - 17:54      

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se shumica e asaj që është arritur në dialogun ndërmjet Beogradit e Prishtinë nuk është bërë me formë të shkruar por vetëm në formë gojore!, transmeton Koha.net.

"Dhe tani ja që po thonë se nuk keni marrëveshje të shkruar... E po nuk kemi marrëveshje të shkruar, por ajo është pjesë e asaj për të cilën jemi marrë vesh gojarisht”, ka thënë Vuçiq duke reaguar ndaj deklaratës në Bruksel “se Marrëveshja e Brukselit e vitit 2013 në të cilën thirret Serbia, thotë se autoritete e Kosovës nuk duhet të kërkojnë leje nga KFOR-i në veri të Kosovës”.

Në bisedë me gazetarët sot në Davos, siç njofton b92, Vuçiq ka thënë se në dialogun Beograd-Prishtinë, vetëm dy marrëveshje janë në formë të shkruar, përkatësisht se vetëm dy herë është nënshkruar diçka ndërsa të gjitha të tjerat kanë mbetur si “marrëveshje të arritura gojore".

"Edhe ajo që është arritur për Mitrovicë, për urën, e kemi arritur vetëm në formën gojore. Edhe ajo për Telekomin, deri në finale, do të thosha të parafimit, e gjitha është vetëm gojore” ka thënë Vuçiq.

"Kemi pasur disa kontakte të drejtpërdrejta me shqiptarët në Kosovë dhe besoj se të gjitha problemet do t’i zgjidhim në paqësore e racionale, në mësyrë të arsyeshme”, ka përfunduar Vuçiq.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...