18 Janar 2017 - 17:00
E gjithë kjo ka për qëllim nivelizimin e pagave për punonjësit e Republikës së Kosovës që realizohen nga buxheti i Kosovës.
“Këshilli Drejtues dhe Kryesia Ekzekutive e Sindikatës të Policisë së Kosovës të autorizuar nga Kuvendi i Përgjithshëm Zgjedhor i SPK-së si organ më i lartë dhe gjithë përfshirës i SPK fuqishëm kundërshtojnë këtë projekt ligj dhe kërkojnë që si i tillë të tërhiqet nga Parlamenti dhe që gjatë këtij viti të rishikohet në mënyrë studimore nëpër të gjitha dikasteret.
Gjatë rishikimit duhet të kyçen sindikatat, të cilat së bashku me punëdhënësit kanë për obligim paraprakisht të njoftojnë punonjësit për propozimet e mundshme përkitazi me ndryshimet eventuale në pagat e tyre dhe të marrin pajtimin e tyre, sepse kjo e drejtë është fundamentale, jetike, themelore dhe këtë të drejtë u a garantojnë konventat ndërkombëtare”, thuhet në reagimin e kryetares së Sindikatës së Policisë Valbona Kamberi.
Pakënaqësitë janë shprehur veçmas nga shkaku që sipas saj nuk janë marr për bazë fare propozimet e bëra në dokumentin e titulluar “Komentet e Policisë së Kosovës lidhur me Draft Ligjin për paga“, dokument në të cilin një periudhë kohore bukur të gjatë punoi komisioni i përbashkët i Sindikatës të Policisë së Kosovës dhe i Menaxhmentit të Policisë së Kosovës.
“Me këtë projekt ligj pagat e punonjësve të Policisë së Kosovës, duke filluar nga grada e zyrtarit policor të Policisë së Kosovës, si dhe në pjesën dërmuese të gradave tjera ka zbritje të pagave, me çka dukshëm dëmtohet mirëqenia e tyre”, thuhet në reagim të Sindikatës.
Kjo është e papranueshme për Sindikatën e Policisë së Kosovës por edhe për të gjithë punonjësit e Policisë, andaj kërkojmë që Qeveria e Republikës së Kosovës ta tërheq të njëjtin.
“Në të kundërtën Këshilli Drejtues dhe Kryesia Ekzekutive e Sindikatës të Policisë së Kosovës do të jenë të detyruara të ndërmarrin hapa tjerë në këtë drejtim”, transmeton kp reagimin.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...