18 Janar 2017 - 15:42
Veseli, në kuadër të konferencës ndërkombëtare të “Com-sult”, në të cilën është trajtuar e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor, po ashtu, ka theksuar nevojën e mbështetjes në rrugën e zhvillimit të integrimeve euroatlantike.
Me nobelistin e njohur Dan Shechman, i cili ka qenë kandidat për president të Izraelit, Veseli ka folur për mundësitë e avancimit të raporteve mes dy vendeve dhe për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli.
Në një takim me Gregor Gysi, deputet në Bundestagun gjerman, i cili ishte kryetar i së majtës gjermane, ndërkaq, ka diskutuar për mbështetjen e Gjermanisë për Kosovën.
Veseli, gjithashtu, ka zhvilluar takime edhe me Jan Zielonga, shef i Departamentit për Integrime Evropiane në Oxford, Erhard Busek, ish-zëvendëskancelar i Austrisë, Vaclav Klaus, ish-president i Çekisë, Stefan Sofianski, ish-kryeministër i Bullgarisë dhe me Martin Meyer, ish-zëvendëskryeministër i Lihtejnshtajnit, me të cilët ka shtruar çështjen e bashkëpunimeve ndërshtetërore dhe nevojën e thellimit të shkëmbimeve tregtare, kulturore e arsimore.
Kreu i legjislativit kosovar ka pasur një takim të posaçëm edhe me Thomas Muhlman, udhëheqës i Departamentit për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Austrisë, me të cilin ka biseduar për sfidat në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për nevojën që Bashkimi Evropian të vazhdojë zgjerimin me hapa më të shpejtë.
Gjatë pjesëmarrjes në panelet e diskutimit në konferencën e “Com-sult”, kryeparlamentari Veseli ka takuar edhe ish-Komisionerin Evropian për Punësim dhe Çështje Sociale, Laszlo Andor, ish-ministren e Mbrojtjes të Malit të Zi, Milica Pejanovic-Djurisic, si dhe Pishtar Lutfiun, Ministër i Edukimit dhe Arsimit në Maqedoni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...