Brezovica

MI: Komunikacioni nëpër rrugët e Kosovës zhvillohet pa probleme

18 Janar 2017 - 15:33      

Reshjet e mbrëmshme të borës nuk shkaktuan probleme në zhvillimin e trafikut, meqë kompanitë e kontraktuara nga Ministria e Infrastrukturës, në bashkëpunim me menaxherët rajonalë dhe ekipet mbështetëse të MI-së, në vazhdimësi kanë monitoruar dhe kanë mirëmbajtur të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale në vend.

Sipas njoftimit për media nga kjo Ministri, thuhet se ky angazhim i ekipeve të MI-së ka mundësuar vazhdimin e zhvillimit të komunikacionit pa pengesa.

“Po ashtu, ka vazhduar bashkëpunimi me Policinë e Kosovës për të rritur sigurinë në komunikacion, si dhe me ekipet lokale nëpër komunat e Kosovës, për të mundësuar qarkullimin e papenguar të banorëve edhe në zonat e thella malore, ku sasia e borës është më e madhe”, thuhet në këtë njoftim.

Hani i Elezit

“Në kontinuitet po punohet edhe në rrugët rreth qendrave të turizmit dimëror, të cilat janë të vizituara më shumë nga qytetarët, si Brezovica, Prevalla etj., në mënyrë që të evitohen mundësitë e paraqitjes së vështirësive në rrugë”, theksohet më tej.

Ministria e Infrastrukturës i këshillon të gjithë qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal gjatë udhëtimit, të jenë të kompletuar me pajisjet e nevojshme dimërore për udhëtim dhe të respektojnë ligjin. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...