18 Janar 2017 - 15:05
Në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në kontekst të procesit të integrimit evropian, ku është theksuar nga ana e zëvendësministres rëndësia e implementimit sa më suksesshëm të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, sikurse edhe finalizimi i procesit të liberalizimit të vizave.
Po ashtu, nga aspekti bilateral u diskutua zhvillimi i bashkëpunimit të Shoqatës së Miqësisë Kosovë – Austri dhe puna e mrekullueshme që është duke u bërë në përafrim ndërmjet dy popujve tanë dhe zhvillimi i bashkëpunimit ekonomik për të mirë të qytetarëve tanë.
Me këtë rast Statovci-Demaj potencoi se Kosova e çmon shumë përkrahjen e Austrisë dhe konsideron se Austria është ndër miqtë kryesorë të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Zëvendësministrja shprehu vullnetin e Qeverisë së Kosovës për të forcuar bashkëpunimin me Austrinë në të mirën e zhvillimit të Kosovës dhe përfarimit të vendit me Bashkimin Evropian.
Nga ana e tij, Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler i konfirmoi zëvendësministres vazhdimin e përkrahjes së Austrisë për perspektivën evropiane të Kosovës dhe njëkohësisht e përgëzoi për emërimin në këtë post, dhe premtoi përkrahje për të edhe në këtë pozitë.
Në takim, nga pala austriake të pranishëm ishin Ambasadori Austriak në Kosovë, Gernot Pfandler, zëvendësambasadorja austriake, Vera Fuchs dhe udhëheqësi i Zyrës së ADA (Austrian Development Agency) në Kosovë, Gunther Zimmer.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...