18 Janar 2017 - 13:47
Ministri i MAP-it Mahir Yagcilar, gjatë kësaj ceremonie tha se me Strategjinë për Modernizimin e Administratës Publike 2015-2020 dhe me Planin e Veprimit, ndër objektivat kryesorë është edhe ofrimi i shërbimeve më të mira për qytetarët, bizneset dhe OJQ-të, transmeton Koha.net.
“MAP-i si institucion përgjegjës për regjistrimin e organizatave joqeveritare, është i përkushtuar në lehtësimin e procedurave për regjistrimin e organizatave jo-qeveritare, për faktin se shoqëria civile ka qenë dhe mbetet ndër partnerët bashkëpunues edhe në zbatimin e Strategjisë për bashkëpunim me Shoqërinë Civile 2013-2017”, ka thënë ministri.
“Projekti për Sistemin Elektronik të OJQ-ve, të cilin po e promovojmë sot”, theksoi ministri Yagcilar, “ofron të gjitha shërbimet të cilat i ofron edhe Departamenti për OJQ-të”.
“Ky projekt është realizuar në kuadër të projekteve të e-Qeverisjes, ku Sistemi Elektronik i OJQ-ve, do të ketë mundësi ndërveprimi për shkëmbimin e informatave me sistemet tjera elektronike të cilat funksionojnë në kuadër të institucioneve shtetërore”, shtoi ai.
Ministri Yagcilar, me këtë rast foli edhe për Kornizën Ligjore, në kuadër të së cilës po punohet në hartimin e Ligjit të ri për Lirinë e Asociimit në OJQ i cili ligj do të jetë në përputhje me standardet evropiane. Ky proces i këtij Ligji është duke u zhvilluar në bashkëpunim të plotë me shoqërinë civile.
Ndërkaq, drejtori i DROJQ-ve Bajram Kosumi, pasi elaboroi përparësitë e këtij sistemi, që bën pjesë në modernizimin e administratës publike, theksoi se realizimi i këtij projekti është në funksion të zbatimit të Strategjisë për Modernizimin e Administratës Publike 2015-2020 dhe të Strategjisë për Qeverisje Elektronike.
Para pjesëmarrësve të këtij promovimi, përfaqësues nga institucionet dhe shoqëria civile, ekspertet demonstruan në mënyrë praktike mënyrën e përdorimit të këtij sistemi, kurse gjatë debatit të zhvilluar, me këtë rast, u dhanë përgjigje në pyetjet e të pranishmëve.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...