18 Janar 2017 - 13:03
Aksioni është organizuar nga Departamenti për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak në bashkëpunim me Departamentin e Mjekësisë të FSK-së, dhe po realizohet nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut dhe Kompania e Mjekësisë e FSK-së.
Ky aksion humanitar, ka disa vite që realizohet në FSK gjatë dy fazave brenda vitit.
Drejtor i Departamentit të Mjekësisë në MFSK, Xhevdet Tahiraj tha se deri tani mbi 60 pjesëtarë të FSK-së kanë dhuruar gjak por që ky numër pritet që të rritet pasi që ky aktivitet do të zgjasë dy javë.
Po ashtu ai tha se FSK-ja, tashmë e ka bërë traditë organizimin e aksioneve humanitar për dhurimin e gjakut, me moton “Një pikë gjak për shpëtimin e një jete”.
Fadil Mahmuti nga Qendra për Transfuzion të Gjakut tha se kjo që FSK-ja po dhuron gjak është shumë e mirëpritur nga qendra e Transfuzionit pasi që duke e pasur parasysh që ka nevojë vazhdimisht për gjak.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...