Foto: Koha

Nishani i uron zgjedhjen presidentit të ri të PE-së, Antonio Tajani

18 Janar 2017 - 13:02      

Presidenti Bujar Nishani, përmes një mesazhi uroi sot Presidentin e ri të Parlamentit Evropian, Antonio Tajani.

“Zgjedhja juaj në postin e Presidentit të Parlamentit Evropian, më jep kënaqësinë e veçantë që, në emrin tim dhe të popullit shqiptar, t’ju përcjell urimet më të mira e të sinqerta për përmbushjen me sukses të kësaj detyre të rëndësishme, shprehet Nishani në mesazh.

“Jam i bindur se nën lidershipin tuaj, Parlamenti Evropian jo vetëm që do të kontribuojë në adresimin me sukses të sfidave aktuale me të cilat po përballet Bashkimi Evropian dhe qytetarët e tij, por do të vijojë t’i japë një mbështetje thelbësore procesit të zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor, citohet mesazhi.

Integrimi evropian mbetet objektivi strategjik më madhor për Shqipërinë dhe Ju siguroj se institucionet shqiptare janë të angazhuara për përmbushjen në një kohë sa më të shkurtër e me sukses të prioriteteve kyçe dhe standardeve të nevojshme që do t’i mundësojnë vendit hapjen e negociatave të aderimit në Bashkimin Evropian. Mbështetja Juaj dhe e Parlamentit Evropian janë thelbësore në këtë proces, thuhet ne mesazhin e Kreut te Shtetit. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...