18 Janar 2017 - 11:43
Në bashkinë e Kukësit është e bllokuar Njësia Administrative (NJA) Arrën me të gjitha fshatrat, Turaj e NJA Topojan, Shtreza e NJA Shishtavec, Nimçe e NJA Zapod. Po punohet për hapjen e rrugës për lidhjen e fshatrave me qendrën.
Në bashkinë e Tropojës janë të lidhura të gjitha njësitë administrative me qendrën. Të bllokuara janë fshatrat Curraj i Epërm, Salcë, Palcë e Gjonpepaj të NjA Lekbibaj, Treshnjevë, Papaj, Gegaj të NJA Tropojë e Vjetër.
Të bllokuara janë edhe fshatrat Lëkurtaj e Selimaj të NJA Bujan.
Po punohet për hapjen e rrugëve për lidhjen e fshatrave me qendrën.
Aktualisht është furnizuar i gjithë Qarku me energji elektrike, me përjashtim të fshatrave Visoç e Berishë të NjA Bytyq, pjesë të Bashkisë Tropojë.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...