Foto: Koha

Brukseli kërkon vazhdimin e Dialogut të Brukselit deri në gjysmë të shkurtit

18 Janar 2017 - 11:04      

Bashkimi Europian (BE) kërkon që Dialogu i Brukselit të vazhdojë në nivelin më të lartë politik, që nënkupton takimin e kryeministrave të Kosovës e të Serbisë, Isa Mustafës, përkatësisht Aleksandar Vuçiqit, deri në gjysmën e shkurtit, shkruan sot “Danas” i Beogradit, transmeton Koha.net.

Kjo gazetë citon burime të qarqeve të afërta të Brukselit, sipas të cilave “BE nuk e sheh me simpati promovimin e trenit serb deri në Mitrovicë, as deklaratat e ditëve më parë të Tomisllav Nikoliqit për dërgimin eventual të ushtrisë në Kosovë”.

Nga Vuçiq pritet të deklarohet rreth retorikës së Nikoliqit pasi të kthehet nga Forumi8 Ekonomik i Davosit nga fundi i javës.

Brukseli nuk e do Nikoliqin kandidat të “Naprednjakëve” dhe të Socialistëve për një mandat të dytë të presidentit të Serbisë.

Sipas “Danasit” nuk duhet përjashtuar as mundësinë e ngrirjes së pjesëmarrjes në Negociatat e Brukselit, nëse Nikoliq do të rikandidohet për presidnet të Serbisë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...