Qeveria serbe: Treni do të shfrytëzohet për përdorim të brendshëm në Serbi

18 Janar 2017 - 09:35      

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Ndërtimtarisë, Komunikacionit dhe Infrastrukturës, Zorana Mihajloviq, ka njoftuar se treni serb, i veshur brenda me ikonografi nga manastiret ortodokse serbe në Kosovë, ndërsa nga jashtë i pikturuar me mbishkrimin në 21 gjuhë “Kosova është Serbi”, nga nesër do të ndërrojë itinerarin.

Ministrja ka sqaruar se ky tren, që ditë më parë u nis nga Beogradi për në veri të Mitrovicës, por që u ndalua të hyjë në territorin tonë me një vendim të shtetit të Kosovës, do të ketë relacionin brenda shtetit serb, nga Kraleva në Pozhegë.

“Për shkak të sigurisë së udhëtarëve dhe punëtorëve të hekurudhës, kam vendosur që ky tren të mos ketë më itinerarin për në Mitrovicë të Kosovës, që u prezantua me një propozim dhe me përkrahje financiare nga Zyra për Kosovën dhe Metohinë. Kam vendosur që ky tren, me të njëjtin enterier të hyjë në funksion në transportin e brendshëm hekurudhor dhe që nga nesër do të nis rrugëtimin nga Kraleva për në Pozhegë”, ka thënë ajo për gazetën serbe “Blic”, transmeton Koha.net.

Ajo ka thënë se vendimin për ndryshim të itinerarit të këtij treni e ka marrë për shkak të arsyeve ekonomike.

“Në kohën që jemi duke i kryer reformat në hekurudha, që është edhe prioritet i Qeverisë dhe të cilën e përkrahin të gjitha institucionet financiare ndërkombëtare, duhet të veprojmë ekonomikisht”, ka thënë ajo, duke kujtuar se trenat e rinj që janë paguar 100 milionë dollarë, nuk guxojnë të rrinë dhe të krijojnë shpenzime, por të kryejnë shërbime udhëtimi dhe të krijojnë të hyra.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...