Foto: Reuters / ilustrim

Thaçi bën homazhe te varri i aktivistit të LDK-së, Haki Imeri

18 Janar 2017 - 08:32      

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të bëjë homazhe te varri i Haki Imerit në fshatin Turiqec të Skenderajt.

Sipas njoftimit për media nga Presidenca, Thaçi do të marrë pjesë edhe në Akademinë Përkujtimore kushtuar aktivistit të LDK-së, Haki Imerit, shkruan kp.

Haki Imeri u vra në Drenicë më 2 nëntor të vitit 1999.

Ai ishte funksionar i LDK-së si dhe një arsimtar i përkushtuar dhe atdhetar.

Përgjegjësit për vrasjen e Imerit nuk u arrestuan kurrë, derisa vrasja e tij konsiderohet politike. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...