Vetëm KFOR-i është ushtri e autorizuar në Kosovë, thotë Fungo

18 Janar 2017 - 07:00      

Forca ndërkombëtare paqeruajtëse e udhëhequr nga NATO është e vetmja forcë ushtarake e autorizuar të veprojë në Kosovë, ka thënë komandanti i KFOR-it, gjeneral-majori italian Giovanni Fungo në intervistën për Koha Ditore.

I pyetur të komentoj deklaratat luftënxitëse të presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliq, i cili ka kërcënuar se do të dërgojë ushtrinë serbe në Kosovë “nëse vriten serbët”, gjeneral-major Fungo ka thënë se forca nën komandën e tij është e vetmja ushtri që mund të veprojë në Kosovë, duke përkujtuar se një gjë e tillë është përcaktuar edhe me Marrëveshjen e Kumanovës, të nënshkruar nga NATO dhe Serbia në qershor të vitit 1999.

Fungo, në intervistën e bërë me shkrim, ka thënë se gjatë fundjavës së kaluar, në kohën e tensionimit të situatës në veri dhe veprimeve të ndërmarra nga institucionet e Kosovës për të parandaluar hyrjen e trenit ilegal nga Serbia, KFOR-i ka qëndruar në gjendje gadishmërie në rast nevojë. Por, ai e ka bërë të qartë se në situate të tilla, KFOR-i përfshihet “nëse kështu kërkohet si një përgjegjës i tretë, pas EULEX-it dhe Policisë së Kosovës”.

Derisa nuk ka komentuar detajet rreth situatës me trenin dhe eskalimit në veri dhe mes Kosovës dhe Serbisë, komandanti i KFOR-it ka pranuar se ngjarjet e fundit kanë qenë brengosëse, ndërsa ka theksuar se problemet duhet zgjidhur në dialog dhe me përmbajtje.
(Intervistën e plotë lexojeni sot në Koha Diotre)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...