Ankohet Nikoliq: SHBA po na nxjerr probleme me Kosovën

17 Janar 2017 - 22:13      

Një kumtesës e kundërt me atë të Ambasadës amerikane në Beograd ka ardhur nga Zyra e shtypit e kryetarit të Serbisë Tomislav Nikoliq pas takimit të këtij të fundit me ambasadorin amerikan Kyle Scott, transmeton koha.net.

Nikoliq, sipas kumtesës që e përcjell b92, i ka thënë Scottit se e kupton se Amerika pa kusht përkrah diçka në krijimin e të cilës ka ndikuar drejtpërdrejt (ai nuk e përmend Kosovën) dhe se Washingtoni zyrtar me zbatimin vullnetit të vet ka shkaktuar shumë probleme, por shpreson se me administratën e re kjo sjellje e deritashme do të pushojë.

Kryetari serb veprimin e Kosovës rreth trenti e ka quajtur të papranueshëm.
"Për ata (shqiptarët) është provokim treni i dekoruar me simbolet serbe dhe se kundër këtij treni ishin nisur me bomba e tyta të gjata pa leje të KFOR-it. Askush s’e shtron pyetjen pse nëpër territorin e Kosovës shkohet me simbole të Shqipërisë së madhe dhe që publikisht promovohet kjo ide e pakuptimtë“, ka thënë Nikoliq.
Ai ka theksuar se Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës pa marrë para sysh se fuqitë e mëdha që e promovuan atë.

Ambasadori i SHBA Scott ka theksuar se dy palët nuk mund ta bindin njëra – tjetrën rreth statusit të Kosovës.
Nikoliq në fund është ankuar pse i është ndaluar vizita në Kosovë, pse është kthyer treni në Rashkë dhe pse ende nuk është formuara Asociacioni i komune serbe.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...