“Qeveria e Kosovës po kryen kujdestari”

17 Janar 2017 - 20:39      

Nënkryetari i parë i AAK-së, Ardian Gjini në Rubikon të KTV-së theksoi se treni duhet të ndalohej dhe nuk mund të imagjinohet nëse do të ndodhte ndryshe. Veprimi ka qenë i domosdoshëm, thotë Gjini.

Ndërsa, lidhur me deklaratën e presidentit, Hashim Thaçi se ai ka urdhëruar Policinë e Kosovës të bëj një veprim të tillë, Gjini tha se edhe nëse e ka bërë, është gabim.

Ai nuk lejohet të bëjë një urdhër të tillë dhe këtë deklaratë nuk e ka tërhequr, thotë Gjini.

Tutje, Gjini thotë se provokimi i Serbisë nuk është diçka e re dhe e papritur.

“Po lihet përshtypja në përgjithësi që është vec në kujdestari dhe jo po krynë dicka. Muri është ndërtu, muri nuk është dicka që ndërtohet për një ditë dhe për të është hapur tender. Ne e kemi AKI-në dhe intelegjencën financiare që e dinë kur hapet një tender. Po shohim një pamje të Qeverisë që kryn vetëm kujdestari dhe nuk është aktive. Tjetër që na tregon treni e muri është që është abuzuar me dialogun”, ka thënë Gjini.

Ai thotë se as Presidenti e as Edita Tahiri të mashtrojnë popullin se dialogu është i suksesshëm. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...