Biden takohet me Vuçiqin në Davos: “Telefon i kuq” Beograd - Prishtinë?

17 Janar 2017 - 20:14      

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçqi ka deklaruar sot në Davos, pas takimit ne nënkryetarin e SHBA –së në largim Joe Biden, se paqja dhe stabiliteti janë më të rëndësishmit dhe se në këtë kuptim është i gatshëm edhe në vendosjen e linjës së nxehtë Beograd – Prishtinë, transmeton Koha.net.

“Çdo gjë mund ta zgjidhim, nëse duhet të vendosim “linjën e nxehtë” Beograd – Prishtinë, “linjë të kuqe”, e quajmë si të doni, që të dëgjohemi në çdo moment, unë nuk kam asgjë kundër. Të bëjmë diçka o burra që të kemi paqe e stabilitet”, citon Vijetisonilne të ketë thënë Vuçiq.

Nënkryetari amerikan Biden ka theksuar se janë “janë bërë hapa të mëdhenj në dialogun me Prishtinën”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...