17 Janar 2017 - 19:39
Pas daljes së rezultateve të Forenzikës, sipas të cilave nuk përputhet asnjë gjurmë e pajisjeve të gjetura nga sulmi i 4 gushtit me ADN-në e aktivistëve të Vetëvendosjes, Krasniqi thotë se Prokuroria nuk ka rrugëdalje tjetër pos shpalljes së pafajësisë së tij dhe bashkë-aktivistëve të tjerë.
Sipas Krasniqit, nga montimi politik që iu bë atij dhe pesë aktivistëve të tjerë për ta persekutuar, siç thotë ai, Lëvizjen “Vetëvendosje” pa fakte dhe prova, humbi jetën një i ri në duar të shtetit.
Ndërkaq, Vetëvendosje ka vazhduar me paraqitjen e fakteve të reja, të cilat sipas Dardan Molliqajt, mohojnë pretendimet e Policisë për një email kërcënues.
Në një postim në facebook, Molliqaj ka shkruar se Prokuroria vetë e ka hedhur poshtë këtë pretendim, duke thënë se emaili është dërguar nga rruga B e jo ku banon Krasniqi.
Madje Molliqaj thotë se kërcënimi është dërguar nga IP-të e dy abonentëve, Fatmir Tahirit dhe Mentor Krasniqit.
Ndërsa mbrojtja e Frashër Krasniqit thotë se prokuroria me prova rrethanore po pretendon të vazhdojë aktakuzën.
KTV-ja ka tentuar të marrë një qëndrim nga ana e Prokurorisë Speciale të Kosovës, pas publikimit të ekspertizave të Forenzikës, të cilat dolën negative.
Por kryeprokurori Reshat Millaku, shkurt përmes telefonit, ka thënë se ai nuk është kompetent të flasë për këtë lëndë dhe se vlerësimin se a duhet të vazhdohet me aktakuzën edhe pas këtyre provave mund ta bëjë vetëm prokurori, i cili e ka ngritur aktakuzën.
Prokurori i rastit të hënën refuzoi të japë sqarime.
Ndërsa Ministria e Drejtësisë nuk ka dashur të komentojë këto dhe rezultatet e Forenzikës.
Institucionet e drejtësisë heshtin për gjetjet... by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...