Austria rikonfirmon mbështetjen për bujqësinë kosovare

17 Janar 2017 - 19:34      

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Austrisë në Prishtinë, Gernot Pfandler, të cilin e ka njoftuar për të arriturat në sektorin e bujqësisë gjatë vitit 2016 dhe prioritetet për këtë vit.

Ministri Krasniqi, tha se MBPZHR-ja tashmë e ka gati edhe programin e këtij viti, përmes të cilit ai tha se do të gjejnë mbështetje shumë sektorë e nënsektorë të bujqësisë, ku në këtë mënyrë ai theksoi se po arrijnë të fuqizojnë edhe më tej sektorin e bujqësisë në vend.

Ai vlerësoi mbështetjen që Austria ka dhënë për Kosovën dhe shtoi se mes dy vendeve bujqësia mund të jetë një fushë ku mund të ketë edhe më shumë bashkëpunim, si në shkëmbimin e shumë përvojave, ashtu edhe në projekte të përbashkëta bujqësore.

Nga ana e tij, ambasadori Gernot Pfandler, vlerësoi punën e ministrisë në drejtim të fuqizimit të sektorit të bujqësisë dhe rikonfirmoi mbështetjen për Kosovën, dhe tha se në fokus do të jetë edhe bujqësia, si sektori kryesor për zhvillimin ekonomik, njofton MBZHR-ja

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...