GAP: Qeveria shkeli procedurat rreth Projektligjit për Pagat [video]

17 Janar 2017 - 19:23      

Miratimi i Projektligjit për Paga nga ana e Qeverisë së Kosovës po vlerësohet si shkelje e procedurave ligjore nga Shoqëria Civile, raporton KTV.

Në bazë të agjendës së Reformave Evropiane të Komisionit Evropian, të miratuar nga vetë qeveria, përveç këtij projektligji, edhe dy projektligjet e tjera, ai për Organizmin e Administratës Publike dhe për Shërbimin Civil, do duhej të hartoheshin në koordinim të plotë me njëri-tjetrin.

Visar Rushiti nga Instituti GAP thotë se ngutja e Ministrisë për ta proceduar në Kuvend këtë projektligj pa diskutime publike dhe pa përfshirjen e aktorëve relevantë do të shkaktojë telashe të mëdha.
Sipas Rushitit, edhe me miratimin në Kuvend të këtij Ligji, ai nuk mund të hyjë në fuqi, për shkak se, siç thotë ai, do të duhej të jenë gati edhe dy ligjet tjera.

Ndërkaq, në Ministrinë e Administratës thonë se janë duke punuar në hartimin edhe të dy ligjeve të tjera, derisa për këtë presin edhe përkrahjen e Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar si dhe Ministrisë së Financave.

Por, sipas Shoqërisë Civile, deri në nëntor të 2017-ës, ky ligj bashkë me dy ligjet tjera nuk do të mund të hyjë në fuqi. Pas miratimit në Qeveri të Projektligjit për Paga, pati reagime të shumta, për shkak të rritjes së koeficientit të pagave.


GAP: Qeveria shkeli procedurat rreth... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...