17 Janar 2017 - 19:19
Në dokumentet që i ka siguruar KTV-ja, KEDS-i në Gjykatën Themelore të Prishtinës kishte bërë dy kërkesa.
Kishte bërë padi për anulim dhe shpallje të pavlefshme të vendimit të nxjerrë nga Inspektorati i Punës, i cili më 2 dhjetor të vitit të kaluar, ka kërkuar kthimin e punëtorëve në vendet e tyre të punës.
Ndërkaq, kërkesa e dytë e kësaj ndërmarrjeje ishte që të shtyhet ekzekutimi i këtij vendimi, deri sa gjykata të dalë me një vendim për këtë çështje.
Në këto dokumente, KEDS-i e kishte cilësuar Inspektoratin e Punës si institucion jokompetent për të nxjerrë vendime të tilla.
Mirëpo, sipas vendimit të Gjykatës Themelore, të gjitha arsyetimet e dhëna janë konsideruar të pabaza.
Gjykata ka konstatuar se KEDS-i nuk ka ofruar prova të besueshme për pretendimet e tyre.
Avokati i punëtorëve të larguar ka thënë se pret nga gjykata që të dalë me vendim të shpejtë për t’i ndihmuar punëtorët që kanë mbetur në një situatë të vështirë.
Në anën tjetër, zyrtarë të sindikatës thonë të mos kenë asnjë informacion për përmbajtjen e vendimit të gjykatës. Ata kanë thënë se nëse vendimi është në favor të tyre, atëherë KEDS-i do të ketë afat vetëm 15-30 ditë për të kthyer në punë punëtorët e larguar. Inspektorati i Punës kohë më parë kishte paralajmëruar KEDS-in që të kthejë në punë punëtorët, ndryshe do të pasojnë dënimet. Ndërkaq, KEDS-i sërish nuk ka pranuar të tregojë se kur do të kthejë punëtorët në punë, pas vendimit të gjykatës.
Punëtorët e larguar të KEDS-it fitojnë rastin... by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...