Baronesha Ashton me Medaljen Presidenciale për mundin në dialogun Kosovë – Serbi [video]

17 Janar 2017 - 19:02      

Derisa Kosova dhe Serbia po kalojnë një periudhë të vështirë në marrëdhëniet mes tyre, një personalitet që provoi t’i lehtësojë ato, u dekorua në Prishtinë, pikërisht për mundin e saj, raporton KTV.

Baronesha Catherine Ashton, ish-përfaqësuese e lartë e BE-së, po qëndron në Kosovë me ftesë të presidentit Hashim Thaçi, i cili i ndau asaj Medaljen Presidenciale të Meritave, për kontributin e saj në normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

Por, Ashton, e pyetur për dialogun dhe marrëveshjet që po ngecin në zbatim, tha se vlerëson rolin e dialogut, por nuk preferoi të flasë shumë për të.

Por, presidenti Hashim Thaçi tha se marrëveshjet po zbatohen dhe sipas tij, dialogu nuk ka alternativë.
Duke folur për zhvillimet e ditëve të fundit, presidenti Thaçi tha se thirrjeve të Serbisë për luftë, iu përgjigjen me thirrje për paqe.
Thaçi gjithashtu ka bërë thirrje për unitet politik në Kosovë.
Përndryshe, Baronesha Ashton, është pritur edhe nga kryeministri Isa Mustafa, që ka shprehur përkushtimin për dialog për paqe e stabilitet.

Në anën tjetër, Ashton citohet të ketë thënë se “dialogu është mënyra më e mirë e normalizimit të relacioneve ndërmjet shteteve në rajon dhe më gjerë”.


Baronesha Ashton me Medaljen Presidenciale për... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...