Mustafa kujton vëllezërit Gërvalla, Zekën e Hajdarajn

17 Janar 2017 - 18:32      

Kryeministri Isa Mustafa ka kujtuar tre veprimtarët e shquar Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën, në 35 vjetorin e vdekjes.

Mustafa përmes Facebookut ka kujtuar edhe deputetin Smajl Hajdaraj që në vitin 2002 ishte vrarë në Pejë.

Mustafa i ka quajtur heronj të Kosovës këta veprimtarë dhe ka shtuar se populli i Kosovës do t’i nderojë përjetë ata.

Ky është postimi i Mustafës në Facebook:

Të dashur qytetarë,

Më 17 janar 1982, Kosova humbi tre kolosë të lëvizjes për liri, Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën. Ata u vranë nga regjimi kriminal i Jugosllavisë, në përpjekje për ta shuar luftën epike të popullit të Kosovës për çlirim.

Fiks 20 vjet më pas, më 17 janar 2002, në Pejë u vra Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deputeti dhe veprimtari i shquar Smajl Hajdaraj. Edhe Smajli u ekzekutua pabesisht, nga ata që nuk ia donin të mirën vendit dhe që përmes Smajlit, menduan se do ta vrisnin lirinë dhe demokracinë në Kosovë.

Jusufi, Bardhoshi, Kadriu dhe Smajli janë Heronj të Kosovës, e idealet e tyre triumfuan mbi qëllimet kriminale të atyre që i vranë.

Kosova ka humbur shumë gra e burra të shkëlqyeshëm, patriotë e intelektualë, gjatë dekadave të luftës për liri. Por, synimet e tyre për Kosovën shtet sovran dhe të pavarur u jetësuan.

Populli i Kosovës do t’i nderojë përjetë figurat dhe vlerat e tij kulmore, që vunë bazat e shtetit tonë demokratik.

Lavdi Heronjve!

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...