17 Janar 2017 - 18:20
Sipas kumtesës, AAK shtë i shqetësuar pas deklaratave kërcënuese të zyrtarëve të lartë nga Serbia, si dhe veprimeve të tyre të fundit duke filluar me murin, ndalesës së Haradinaj në Francë, trenin - të gjitha këto me konotacion politik, vazhdimësi e ish-pushtetit të diktatorit Millosheviq.
“Veprimet e tilla janë provokime të hapura ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial, ndërsa rritja e numrit të ushtarëve serb në brezin kufitar me Republikën e Kosovë paraqet kërcënim direkt për mjedisin e sigurisë në Kosovës dhe rajon”, thotë kumtesa e cila në fund shton se nevoja që Kosova të bëhet me ushtri është tepër urgjente si dhe gjetja e një opsioni formal, do të nënkuptonte zgjerimin e misionit të FSK-së deri në krijimin e kushteve për transformim të plotë të saj në ushtri.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...