Thaçi dekoron Ashtonin për dialogun Kosovë – Serbi

17 Janar 2017 - 17:26      

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar Baroneshën Catherine Ashton me Medaljen Presidenciale të Meritave, për kontributin e saj në dialogun Kosovë – Serbi.

Thaçi në një postim në Facebook, ka shkruar se Baronesha ka ndihmuar në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për përafrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian.

“E di që ka qenë punë e mundimshme, por pikërisht vendosmëria juaj, durimi juaj dhe vizioni juaj bëri që ne të arrijmë marrëveshje, të fillojmë komunikimet sa më normale mes dy vendeve që kanë qenë të armiqësuara dhe të fillojmë të ndërtojmë paqen dhe bashkëpunimin”, ka thënë Thaçi.

Ndërsa, baronesha Catherine Ashton është shprehur e nderuar dhe e privilegjuar me ndarjen e Medaljes Presidenciale të Meritave për të.

“Ju falënderoj shumë për këtë vlerësim të një pjese të kontributit tim të vogël në një proces të jashtëzakonshëm. Kudo që shkoj nëpër botë, njerëzit më pyesin për këtë dialog. Shpreh mirënjohje për kurajon dhe përkushtimin që veçanërisht ju z. president e keni dëshmuar në synimin tuaj për t’ua mundësuar qytetarëve tuaj një jetë më të mirë”, ka thënë baronesha Ashton.

Ajo ka thënë se pret që edhe disa çështje të tjera të jetësohen.

“Janë këto çështje praktike që i bëjnë njerëzit të kuptojnë vlerën dhe fuqinë e të qenit të gatshëm për të biseduar së bashku. Uroj çdo të mirë për ju, palën tjetër dhe pasuesve të mi në Bruksel për të ardhmen e dialogut”, është shprehur baronesha Ashton.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...