17 Janar 2017 - 16:50
Ambasadori Minxhozi shprehu kënaqësinë për nderimin nga veteranët e luftës si dhe foli për lidhjen e ngushtë Kosovë-Shqipëri dhe bashkëpunimin ndërmjet të dyja shteteve në të gjitha fushat.
Ndërsa Gazmend Syla, kryetar i OVL-së së UÇK-së, dega në Pejë, siç transmeton kp, informoi ambasadorin për mënyrën e organizimit të veteranëve, problemet e tyre si dhe për gatishmërinë për përballje me çfarëdo sfidash kurdo që iu kërkohet.
Gjithashtu kryetari Syla, informoi ambasadorin rreth ligjit për veteranët që ai e ka quajtur diskriminues e që është miratuar në Kuvendin e Kosovës.
Syla, vlerësoi lart rolin e Shqipërisë si shtet amë në mbështetje të proceseve që po ndodhin në Kosovë, konkretisht angazhimin e jashtëzakonshëm në rastin e komandantit Ramush Haradinaj.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...